Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria në vëmendjen e turistëve të huaj: Plazhe të paprekura, mes destinacioneve që duhen vizituar tani

schedule08:30 - 3 Shtator, 2026

schedule 08:30 - 3 Shtator, 2026

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë, ndërsa Riviera Shqiptare po cilësohet si një prej destinacioneve më autentike dhe ende relativisht të pazbuluara të Evropës.

Gazetarja e udhëtimeve Becca Blond, në një artikull të publikuar në “Yahoo! Creators”, e ka renditur Shqipërinë në mesin e tetë destinacioneve që duhen vizituar tani, përpara se turizmi masiv t’i kthejë në destinacione të mbipopulluara.

Sipas autores, Shqipëria tërheq turistët me natyrën e saj të egër, plazhet, ujërat bruz dhe kostot më të përballueshme, ndërsa Riviera Jugore, veçanërisht Himara dhe Ksamili, ofron peizazhe që mund të rivalizojnë ato të Greqisë dhe Kroacisë.

“Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të egra dhe autentike të Evropës”, shkruan Blond, duke e përshkruar vendin si një zgjedhje ideale për udhëtarët që kërkojnë aventurë, çmime të përballueshme dhe plazhe më pak të prekura nga turizmi masiv.

“E paprekur dhe mrekullisht e paparashikueshme”

Autorja tregon edhe eksperiencat e saj gjatë udhëtimit në Shqipëri, duke përmendur rrugëtimin në zona më pak të zhvilluara turistike dhe situatat e paparashikuara që mund të hasë një udhëtar.

Sipas saj, pikërisht kjo e bën Shqipërinë të veçantë.

Bregdeti shqiptar, veçanërisht Riviera Jugore, vlerësohet për bukurinë natyrore dhe ujërat bruz, ndërsa krahasimi me Greqinë dhe Kroacinë bëhet për shkak të potencialit të ngjashëm turistik, por me më pak turma dhe kosto më të ulëta.

Shqipëria në listën e 8 destinacioneve

Në renditjen e Becca Blond, Shqipëria kryeson listën e tetë destinacioneve që ajo rekomandon të vizitohen përpara se të bëhen destinacione të turizmit masiv.

Lista e plotë është:

Shqipëria
Bozeman, Montana
Crested Butte, Kolorado
Costa Navarino, Greqi
Sllovenia
Letonia
Salta dhe Jujuy, Argjentinë
São Tomé dhe Príncipe, Gjiri i Guinesë

Sipas autores, bota e udhëtimeve po ndryshon me shpejtësi dhe destinacionet që sot konsiderohen “sekrete” mund të shndërrohen shumë shpejt në trendet e radhës, të nxitura nga rrjetet sociale, fluturimet direkte dhe investimet e reja në sektorin hotelier.

Në këtë panoramë, Shqipëria shihet si një prej vendeve që ende ruan një pjesë të rëndësishme të autenticitetit të saj, por që po i afrohet me shpejtësi momentit kur turizmi ndërkombëtar do ta zbulojë plotësisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!