Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, 4 vatra ende aktive/ Qindra forca në terren, ndërhyrje nga ajri, nuk rrezikohen banesat

schedule21:59 - 2 Shtator, 2026

schedule 21:59 - 2 Shtator, 2026

Vatrat aktive vijojnë në Dajt-Qafë Priskë, Vajkal të Bulqizës, Lundre dhe Mallunxë të Matit.

Në Dajt, situata mbetet problematike, por pa rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal, zjarri ka përshkuar më shumë se 13 hektarë, ndërsa vijon puna për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata më e vështirë paraqitet në Lundre të Matit, ku janë përshkuar nga zjarri rreth 100 hektarë pyll. Operacioni në këtë zonë është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura.

Një tjetër vatër aktive është ajo në Mallunxë të Matit, ku po punohet për shuarjen e zjarrit në zonën pyjore.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut-Vithkuq dhe në malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje.

Në Iballë të Fushë-Arrëzit, për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për t’u aksesuar, ndërhyrja po mbështetet nga një helikopter i Forcave të Armatosura.

Zjarret në Podgorc, Psar dhe Therepel të Skraparit janë shuar. Në Therepel, flakët kishin rrezikuar edhe tubacionin e gazsjellësit TAP.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, ndërsa strukturat operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!