Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për punën e bërë për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria.
Ambasada Amerikane ka ndarë reagimin e Byrosë së Kundërterrorizmit (CT) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila vlerëson kthimin e fundit të dy grave dhe tre fëmijëve nga Siria, duke theksuar se tashmë atyre u mundësohet një e ardhme e sigurt, përmes mbështetjes për rehabilitim dhe riintegrim.
Më tej, Byroja e Kundërterrorizmit e konsideron riatdhesimin dhe riintegrimin e këtyre personave si një hap të rëndësishëm jo vetëm për familjet e prekura, por edhe për forcimin e sigurisë globale.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, thuhet në reagimin e Byrosë së Kundërterrorizmit (CT) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

