Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë dykatëshe në Lezhë ka shkaktuar plagosjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në banesën në pronësi të Saimir Kolës, në një moment kur familjarët ndodheshin të mbledhur së bashku.
Në rrethana ende të paqarta, bombola e gazit ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime të shumta në banesën dykatëshe. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e familjarëve ndodheshin në oborr në momentin e shpërthimit, ndërsa gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Kryefamiljari është dërguar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka marrë plagë të rënda si pasojë e djegieve.
Dy gra dhe dy fëmijë kanë marrë gjithashtu lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

