Në një lidhje me “ABC e mëngjesit”, juristi Vigan Qorolli ka folur për takimin Thaçi – Kurti.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të ketë edhe 48 orë të tjera në dispozicion për të shkuar me një propozim konkret te Presidenti Hashim Thaçi për kandidatin për kryeministër të qeverisë së re të Kosovës.
“Takimi i realizuar mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentit është një fantazi përtej çdo imagjinate njerëzore. Ishte një takim kryesisht politik. Do të duhet që të komunikojnë mes tyre. I takon partisë fituese ti prezantojë shefit të shtetit emrin për mandatarin. Nuk është një operacion i njëanshëm i Presidentit të Republikës, duhen dy palë për ta realizuar. Afati i caktuar nga presidenti është anti kushtetues. Vonimi i realizimit të vullnetit të popullit është i pazakontë. Secila parti po kërkon hisën e tyre për pushtetin. Thaçi është një politikan jashtëzakonisht dinak, përcaktimi i afatit 48 orë është i frikshëm, po detyrohet që të dështojë zotin Kurti. Lidhja Demokratike nuk po jep konfirmimin e saj, mundësia për të hyrë në koalicion është e vështirë, e shoh si më të mundshme reazilimin e zgjedhjeve të reja. Zoti Thaçi është armiku politik edhe i Lëvizjes Demokratike edhe i Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ai.
Më tej ai theksoi se më afër janë zgjedhjet se një bashkëpunim midis palëve politike. “Kurtit i duhet një tjetër partner nga shumica shqiptare”, u shpreh ai./abcnews.al