Del këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku, i cili u arrestua të mërkurën së bashku me Ergys Agasin.
Uljan Shpataraku, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit pasi shoqëronte Ergys Agasin, u përjashtua nga policia disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës, që zotëronte për shkak të funksionit.
Gjatë procedurave u zbulua se ish-zyrtari i lartë policor mbante, po me leje, një arsenal armësh private në banesë.
Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgan dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar.

