Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Katastrofa në Nepal, rinisin kërkimet/ Rreth 600 te vdekur dhe gati 2 mijë të zhdukur

schedule19:30 - 28 Gusht, 2026

schedule 19:30 - 28 Gusht, 2026

Kërkimet për personat e zhdukur kane rinisur në Nepal dhe Tibet, pasi ishin pezulluar me heret pasi një liqen i krijuar nga rrëshqitja e dheut në kufirin mes dy vendeve kishte  nisur të dilte përsëri nga shtrati, duke ngritur frikën për një valë të dytë përmbytjesh në zonat që u shkatërruan nga katastrofa vetëm dy ditë më parë.

Numri I viktimave dhe persoanave te zhdukur eshte rritur me shpetjesi pergjate oreve te fundit ku numerohen 579 viktimeve. Rritje te ndjeshme ka pesuar edhe numri I personave te zhdukur nga 1400 ne 1924 persona

Mes të zhdukurve janë  575  turistë të huaj nga 26 vende. Mbi 100 prej tyre janë shtetas indianë, ndërsa raportohen edhe 45 amerikanë, 33 britanikë, si edhe turistë nga Holanda, Gjermania, Franca, Meksika dhe Brazili.

Katastrofa u shkaktua nga reshje të dendura dhe të vazhdueshme, të cilat sollën përmbytje të menjëhershme dhe destabilizuan terrenin malor, duke shkaktuar rrëshqitje masive dheu. Terreni i vështirë dhe dëmtimi i rrugëve e kane komplikuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Shkak i katastrofes se rende natyrore , dyshohet  një akullnajë e cila u shemb si pasojë e temperaturave të larta, duke bllokuar përkohësisht rrjedhën e lumit Bhote Koshi dhe më pas duke çliruar një masë të madhe uji.

Shembja e masave të akullit dhe shkëmbinjve shkaktoi një rrjedhë të fuqishme uji, balte dhe mbeturinash, e cila u përhap me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!