Vllaznia merkato në Moldavi, zbulohet afrimi i radhës

schedule23:24 - 6 Janar, 2020

schedule 23:24 - 6 Janar, 2020

Vllaznia do të përforcohet në sulm dhe një sulmues nga Moldavia pritet në Shkodër. Tami Kona, gjatë emisionit “Pressing” në ABC News, ka zbuluar edhe emrin e lojtarit. Bëhet fjalë për Eugen Sidorenco, i cili luan në të majtë të sulmit kryesisht.

“Është shumë e vështirë të sjellësh lojtarë në janar këtu. Një të mirë nuk e merr dot ta sjellësh në skuadër shqiptare, por edhe në një kampionat tjerë. Ne kemi klube që marrin lojtarë pa i blerë, në fund të kontratës. Nga kampionati shqiptar kanë ikur shumë. Kemi parë Olayinka që i shënon Interit dhe mburremi. Ka edhe raste të tjera, si Abazaj, që ikin në një kampionat shumë të fortë”.

“Tre klubet që janë në Turqi i kanë gjërat më komode. Nuk është se ka afrime. Te Partizani bëhet fjalë për dy lojtarë në provë. Vazhdojnë të gabojnë aty. Ka zhvillime te Vllaznia. Ka firmosur një qendërmbrojtës, Adili. Një lojtar i kombëtares moldave do të firmosë me Vllazninë. Konkretisht Sidorenco. Nga ekipet e tjera nuk është se kam informacione për afrime”, është shprehur Kona. /abcnews.al