Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Katastrofa në Nepal, rëndohet bilanci / Mbi 450 të vdekur dhe mijëra të zhdukur, 100 të bllokuar në një tunel nëntokësor

schedule10:13 - 28 Gusht, 2026

schedule 10:13 - 28 Gusht, 2026

Mbi 450 viktima dhe rreth 1400 persona të zhdukur. Ky është bilanci tragjik i katastrofës natyrore që ka goditur veriun e Nepalit, pranë kufirit me Kinën, ku rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Mes të zhdukurve janë edhe 466 turistë të huaj nga 26 vende. Mbi 100 prej tyre janë shtetas indianë, ndërsa raportohen edhe 45 amerikanë, 33 britanikë, si edhe turistë nga Holanda, Gjermania, Franca, Meksika dhe Brazili.

Katastrofa u shkaktua nga reshje të dendura dhe të vazhdueshme, të cilat sollën përmbytje të menjëhershme dhe destabilizuan terrenin malor, duke shkaktuar rrëshqitje masive dheu. Terreni i vështirë dhe dëmtimi i rrugëve e kanë komplikuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Në fokus të operacioneve janë punëtorët e bllokuar në një tunel nëntokësor në kantierin e hidrocentralit Trishuli të Sipërm..

Rreth 350 punëtorë dhe banorë janë evakuuar, ndërsa besohet se rreth 100 persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar.

Shkak I katastrofes, dyshohet  një akullnajë e cila u shemb si pasojë e temperaturave të larta, duke bllokuar përkohësisht rrjedhën e lumit Bhote Koshi dhe më pas duke çliruar një masë të madhe uji. Shembja e masave të akullit dhe shkëmbinjve shkaktoi një rrjedhë të fuqishme uji, balte dhe mbeturinash, e cila u përhap me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!