Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Legjendat” kundër Infantino/ Ish-yjet e futbollit dalin publikisht kundër presidentit të FIFA

schedule12:24 - 25 Gusht, 2026

schedule 12:24 - 25 Gusht, 2026

Që nuk janë kohë të mira për Gianni Infantino, kjo ishte kuptuar prej javësh. Por presidenti i FIFA, e ardhmja e të cilit është në dyshim pas planit tashmë të braktisur për t’i hapur dyert investitorëve privatë, tashmë po sulmohet edhe nga armët e tij. Një pjesë e mirë e ish-yjeve të futbollit, që përbëjnë skuadrën e “Legjendave të FIFA”, të krijuar nga Infantino dhe të përdorur prej tij si “skenografi” në tribuna gjatë ndeshjeve të turneve të mëdhenj i kanë dalë kundër.

Një deklaratë e përbashkët dhe me tone të ashpra, e firmosur nga ish lojtarë si Veron, Pires, Petit, Silvestre e të tjerë  kërkon dorëheqjen e Infantino dhe ndryshim të kursit në krye të FIFA.

Ata kritikojnë mënyrën se si vendimet strategjike të marra vitet e fundit e kanë larguar gradualisht institucionin nga vlerat themelore të sportit dhe nga baza e tifozëve të tij.



“Ndryshimi është i domosdoshëm. Pushteti ka mjegulluar aftësinë e udhëheqjes aktuale për të dalluar interesat e tyre personale nga ajo që është më e mira për futbollin. Ngjarjet e fundit e kanë bërë të pamundur heshtjen. Mjaft më”, lexohet në deklaratën shpërndarë për mediat, që mbyllet me një tjetër kërkesë për angazhime dhe veprime të shpejta në ndryshimin e udhëheqjes së qeverisë botërore të futbollit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!