Dikur e ka fituar Kupën e Kampionëve, por nuk të pyet kush se cili ke qenë.
Sëlltik padyshim që mbetet një emër I madh në futbollin europian, veçse lavdia e vitit 1967 është vite drite larg, madje edhe suksesi i madh në 2003 kur arriti deri në finalen e Kupës UEFA, mundur nga Porto e Zhoze Murinjos pas një dueli epik.
Mbrëmjen e fundit, skuadra gati 140 vjeçare dhe 56 herë kampione e Skocisë, u turpërua në stadiumin “Raifaizen Arena”, përballë kampiones së Austrisë, LASK.
Në impiantin e qytetit të Lincit ishin rreth 20 000 tifozë të zjarrtë, shumë më pak se 56 000 fanatikë në “Sëlltik Park” një javë më parë, por që u ndjenë si në parajsë.
Edhe pse gjigandi skocez mori epërsinë 1-0 në 23’, dhe avantazhin total 4-0, nuk ia doli dot.
LASK shënoi radhazi, me Uzor dhe Ljubicic në pjesën e parë, e pastaj Adeniran e Fleker për ta dërguar ndeshjen në shtesë në minutën e 91-të.
Adeniran realizoi më pas rrjetën historike në 109’, që e kualifikoi kampionen e Austrisë në fazën e grupit në Champions për herë të parë në historinë e saj.
Kjo, pasi vitet e fundit LASK ka qenë klient I rregullt në grupet e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.
Sa për Sëlltikun, skocezët dështuan për të dytin sezon radhazi, edhe pse kanë 122 trofe në histori, një rekord për Europën.


