Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

““Helsinki” i dytë për Europën”, Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi, shumë pranë anëtarësimit

schedule11:42 - 25 Gusht, 2026

schedule 11:42 - 25 Gusht, 2026

BE përgatitet për valën e re të anëtarësimeve. Nga Kroacia, komisionerja për zgjerimin e BE, Marta Kos paralajmëroi një “Moment Helsinki” të dytë për Europën, duke iu referuar Samitit të 1999 në kryeqytetin finlandez që i hapi rrugë anëtarësimit të vendeve të ish-bllokut komunist në BE.

“Në shumë mënyra, kthehemi në fund të viteve 1990, kur Sllovenia dhe shumë të tjerë po përgatiteshin për anëtarësim në BE. Atëherë, udhëheqësit evropianë u mblodhën në Helsinki në vitin 1999 për të përcaktuar se çfarë duhej bërë për ta bërë BE-në të përshtatshme për zgjerimin më të madh në historinë tonë. Një proces i ngjashëm ka filluar tashmë. “Momenti i Helsinkit” i gjeneratës sonë po vjen”, tha Kos.

Por në këtë moment të dytë për BE, Marta Kos flet edhe për një ndryshim metodologjie në zgjerim. Vjeshta do të vendosë përfundimisht se si do të realizohen anëtarësimet e reja, kurse Kos ka përcaktuar 4 fusha se ku duhet shtruar diskutimi.



“Së pari, duhet të kuptojmë ndikimin që mund të kenë të sapoardhurit. Dhe aty ku ndikimi rrezikon të jetë i dëmshëm për Shtetet Anëtare tona, duhet të veprojmë për të mbrojtur interesat e tyre.

Së dyti, duhet të diskutojmë reformat e brendshme të nevojshme që një Bashkim më i madh të mbetet i aftë të veprojë dhe të jetë i shkathët për t’u përshtatur shpejt në dritën e krizave.

Së treti, çdo anëtar i ri duhet ta bëjë Evropën më të forte, politikisht, ekonomikisht dhe në sigurinë tonë.

Së katërti, zgjerimi i BE-së duhet të evoluojë për t’iu përgjigjur realiteteve të sotme”, shtoi komisionerja.

Kos foli edhe për vendet kandidate, duke e konsideruar Shqipërinë sërish si një pretendent për tu anëtarësuar në BE.

“Shqipëria gjithashtu sapo ka kaluar kriterin e përkohshëm shumë të rëndësishëm mbi sundimin e ligjit dhe ka filluar të mbyllë kapitujt”, tha më tej Kos.

Shqipëria është në sprintin final të negociatave me BE. Synon që në fund të vitit 2027 të mbyllë negociatat ndërsa deri në vitin 2030 të anëtarësohet me të drejta të plota në Union.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!