Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kanosi me armë babain dhe dy djemtë e tij/ Kurbin, pranga 34 vjeçarit, sekuestrohet pistoletë dhe municione

schedule11:54 - 24 Gusht, 2026

schedule 11:54 - 24 Gusht, 2026

Një 34-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona, babë dhe dy djemtë e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik. Sipas Policisë, 34-vjeçari Napolon Nikolli ka kërcënuar me armë një 72-vjeçar dhe dy djemtë e tij, 43 dhe 50 vjeç. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se ka goditur edhe me grushte 50-vjeçarin.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan operacionin e koduar “Reagimi”, duke bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit.



Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi një pistoletë, që dyshohet se është përdorur për kanosjen, dy krehra dhe municion luftarak.

34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!