Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 23 gusht 2026

schedule07:04 - 23 Gusht, 2026

schedule 07:04 - 23 Gusht, 2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, në verilindje – juglindje vranësirat do të jenë mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Pas orëve të pasdites mot parashikohet kryesisht i kthjellët.



Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluarnë veri e lindje, përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!