Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në zonën e Pishporos në Vlorë, flakët përhapen në sipërfaqe të pyllëzuar

schedule15:04 - 22 Gusht, 2026

schedule 15:04 - 22 Gusht, 2026

Një zjarr ka përfshirë një pjesë të pyllëzuar në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të pyllëzuar, ndërsa ende nuk dihen përmasat e sakta të zonës së përfshirë nga zjarri.

Pavarësisht situatës, deri në këto momente nuk raportohet rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë vatrës së zjarrit.



Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën përreth.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me përmasat e zjarrit dhe ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!