Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet i armatosur me pistoletë.
Policia bën me dije se gjatë kontrolleve të befasishme të kryera në zonën e Liqenit të Thatë nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi G. K., 40 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 40-vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


