Kjo e shtunë shënoi kulmimin e pelegrinazhit në malin e Tomorit. Qindra besimtarë bektashinj nga i gjithë vendi ngjitën malin, në shenjë mirësie për të nderuar shenjtorin Abaz Aliu.
Kryegjyshi boteëor Haxhi Dede Edmond Brahimaj u lut për paqe dhe mirësi.
“Pelegrinazhi i Abaz Aliut është një udhëtim i trupit, por edhe i shpirtit për të arritur më të mirën. Na sjell sakrificën, mirësin dhe mbrojtjen e të vërtetës..të largohemi nga mali me mirësi dhe dashuri për njëri-tjetrin”, është shprehur Baba Mondi.
Festës iu bashkuan mijëra besimtarë bektashinj të ardhur edhe nga jashtë vendit.
Në Malin e Shenjtë i kryen të gjitha ritet, vizituan teqene, ndezën qirinj si dhe therën kurban.
Kjo është një ndër ditët më të rëndësishme të besimit të tyre dhe merr më shumë vlerë kur festojnë me të afërm e miq.
Festa e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 500 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm.


