Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

PDK kërkon sërish vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës

schedule09:00 - 22 Gusht, 2026

schedule 09:00 - 22 Gusht, 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sërish sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të.

Deputetët e PDK-së, së bashku me ata të Aleancës, janë mbledhur çdo 48 orë në Kuvend që nga fillimi i gushtit, pas shtyrjes së seancës me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti kishte kërkuar kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit.

PDK-ja i ka kërkuar edhe sot kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës.



“PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Deputetët e PDK-së pritet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 11:00.

Legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit, deri tani është thirrur dy herë për konstituim. Deputetët kanë dhënë betimin, por procesi është bllokuar në pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancën e fundit, Albin Kurti, si kryetar i partisë fituese, nuk paraqiti kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke argumentuar se ende nuk është arritur marrëveshje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Kurtit, konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin do të mund të konsumonte afatin 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe, rrjedhimisht, të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Përplasjet rreth procedurave dhe afateve kushtetuese kanë bërë që konstituimi i Kuvendit të mbetet ende i papërfunduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!