Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat, u ka bërë thirrje kryebashkiakëve në zonat e prekura nga tërmeti që të përcaktojnë tokat shtetërore ku do të rindërtohet. Për këtë proces, Ahmetaj tha se ka afat 20 ditë.
“Procesi konkret ka filluar që një ditë pas tërmetit ka vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre, bonusi i qirave bën të mundur që të gjithë familjarët të vazhdojnë të kenë mundësinë e një shtëpie me qira dhe në 2 janar kryeministri Rama ka kërkuar nga Bashkitë në zonë e Emergjencës, të gjithë kryetarëve përkatës të Bashkive të fillojnë procesin ligjor të përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane të cilat Rama u është referuar në vazhdimësi dhe janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin.
Brenda 15-20 ditë do të kemi të përcaktuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Të gjitha Bashkitë janë të detyruara brenda afatit të sjellin të gjithë verifikimin e trojeve ose tokave ku do ndërtohen banesat individuale apo qytezat.
Ndërkohë, sot kemi kaluar vendime për përcaktimin e rregullave, masën e shpenzimit që kompensohen autoriteteve përgjegjëse të qytetarëve që do përfitojnë. Për herë të parë në 30 vite që hartohet një ligj i posaçëm në përgjigje të emergjencës”, tha Ahmetaj./abcnews.al

