Rivlerësimi i banesave pritet të nisë zbatimin në 14 janar.Të gjithë ata qytetarë që kanë për të shitur një banesë mund të përfitojnë nga kjo nismë duke i paguar shtetit 3% taksë në vend të 15 % që është aktualisht. Kjo nismë është mirëpritur nga agjensitë imobilare të cilat deklarojnë se tregu është i përfshirë nga trasaksione informale për shkak të tatimit të lartë.
Ilda Zaloshnja, agjente imobiliare tha për mikrofonin e Abc News se “kjo shmang informalitetin. Sot e dimë që ka një çmim real dhe një çmim tjeter të deklaruar në shitje. Kjo duhet të shmanget duke i dhënë taksën atij që i takon, por edhe duke formalizuar tregun e agjencive imobilare, pra duke i thënë vlerë reale statistikave në lidhje me shitjet dhe vleren e pronave”.
Ndërkohë Lefter Sila deklaron se nisma është shumë e rëndësishme por i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e tatimit prej 15 % .Ai shpjegon se janë dy mënyrë për të realizuar rivlerësimin e banesave nga qytetarët.
Lefter Sila, një tjeter agjent imobiliar u shpreh se “ka dy mënyra për të bërë rivlerësimin, nëse vlera e një prone përputhet me cmimin minimal fiskal të nxjerre nga qeveria rivlerësimi bëhet në hipoteke, mënyra e dytë kur vlera e tregut e kalon ccmimin e vendosur nga qeveria duhet patjeter që prona të vlerësohet nga një vlerësues privat i lecensuar”.
Nga kjo nismë pritet të përfitojnë rreth 50 mijë qytetarë ndërsa proçesi do të zgjasë deri muajin shtator ndërsa qeveria parashikon se efekti financiar do të jetë rreth 40 milionë dollarë. /abcnews.al