FIER- Pas pesë orësh në arrati është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit francez në Ksamil.
Arrestimi i Sokrat Vatës u arrestin nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të Fierit, në një pikë të përbashkët kontrolli të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.
Sipas Policisë, autori i dyshuar ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke. Në automjet ndodhej edhe një 38-vjeçar, gjithashtu shtetas turk.
29-vjeçari dhe dy shtetasit turq janë shoqëruar, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë në Ksamil./abcnews.al


