Kurti takon Thaçin, por nuk merr mandatin si kryeministër

schedule15:25 - 6 Janar, 2020

schedule 15:25 - 6 Janar, 2020

Ka zgjatur vetëm pak minuta takimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti pas këtij takimi ka deklaruar për mediat se nuk është mandatuar dhe nuk është dorëzuar asnjë emër për kandidatin për kryeministër.

Sot isha në takim me presidentin e Republikës, me ftesën e këtij të fundit ishte një takim i shkurtër konsultativ, pa efekte juridike. Në këtë takim disa minutash unë dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin për formimin e sa më shpejt për formimin e qeverisë, por gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të kushtetutës ne duhet ta bëjmë këtë shkresë me shkrim. Dhe për këtë kërkesë do ta bëj edhe në kryesinë e VV-së dhe sa më parë t’ia dorëzojmë presidentit në mënyrë që ai sa më parë ta mandator kandidatin për kryeministër”, ka deklaruar Kurti.

Më tej Kurti u shpreh se shpreson që të ketë takime të tjerë me LDK me qëllim arritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re.

Për mua takim do të kishim qysh dje, jemi në komunikim, kam instituar për takime sa më të shpejta, uroj që kjo të ndodhë.

Deri më datën 26 dhjetor kemi mundur të arsyetohemi në seancën konstituive, qytetarët e Kosovës, duhet që sa më parë të ecin sa më shpejtë, ne po i bëjmë përpjekjet maksimale”, tha ai.

I pyetur më tej nga gazetarët se përse zgjati pak minuta takimi me Thaçin, Kurti u shpreh se ishte konsultativ, ndërsa nuk mohoi takime të tjera me kreun e shtetit.

Takimi pak minuta për shkak se ishte teknik. Ndoshta do të ketë edhe takime potlitike në të ardhmen, ato janë të tjera.Unë kam qenë shumë korrekt karshi instuticionitnë zyrën e të cilit sot u mbajt takim”, tha Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!