Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

‘Haaland’ në pako kokaine/ Policia në Ekuador sekuestron 453 kilogramë drogë

schedule14:27 - 14 Gusht, 2026

schedule 14:27 - 14 Gusht, 2026

Policia në Ekuador ka sekuestruar rreth 453 kilogramë kokainë gjatë kontrollit të një kamioni pranë kufirit me Kolumbinë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ishte se në paketimet e drogës ishte stampuar fytyra e yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland.

Sipas autoriteteve, ngarkesa e sekuestruar kishte një vlerë të përllogaritur prej më shumë se 11 milionë dollarësh në tregun amerikan, ndërsa në Evropë vlera e saj mund të arrinte në afro 20 milionë dollarë.



Ekspertët e krimit të organizuar shpjegojnë se përdorimi i imazheve të personazheve të famshëm, politikanëve apo simboleve të ndryshme në paketimet e drogës nuk është i pazakontë.

Sipas tyre, kartelet përdorin këto shenja për të identifikuar dërgesat, për të dalluar grupet apo ngarkesat e ndryshme dhe, në disa raste, për të sinjalizuar cilësinë e produktit.

Policia ekuadoriane po vijon hetimet për të përcaktuar origjinën e kokainës dhe destinacionin e saj, si dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas kësaj ngarkese.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!