Goditje e trefishtë në merkato, Llapi nuk përmbahet

schedule13:34 - 6 Janar, 2020

schedule 13:34 - 6 Janar, 2020

Llapi nuk ka vonuar për të gjetur zëvendësuesin e Sebino Plakut dhe e ka zyrtarizuar ditën e sotme. Klubi nga Podujeva ka arritur akordin dhe ka prezantuar Jasmin Rraboshtën. 29-vjeçari ishte pjesë e Vushtrrisë fazën e parë, aty ku shënoi 3 gola.

Shkodrani, i cili ka eksperiencë në futbollin shqiptar, ka firmosur deri në fund të sezonit me Llapin, teksa ekziston opsioni i rinovimit me një tjetër vit.

Klubi dardan nuk është ndalur me kaq dhe ka prezantuar edhe dy futbollistë tjerë. Nertil Hoxhaj dhe Franci Lena do të mbajnë veshur fanellën e Llapit. I pari është 22 vjeç, vjen nga Vushtrria, luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe është një produkt i Partizanit.

I dyti aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ka qenë kapiten i Shkëndijës së Tiranës dhe është pjesë e Shqipërisë U20. Faza e parë nuk ishte pozitive për ekipin e Batatinës, që e mbylli në vend të 7 me 24 pikë. Goditja e trefishtë ka rritur entuziazmin dhe Llapi pritet të jetë edhe më i fortë në vijim të sezonit. /abcnews.al

 

Llapi prezanton tre afrimet e ditës së sotme