Të apasionuar pas natyrës shumë prej turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë zgjedhin të eksplorojnë shtigje të vështira, por në jo pak raste pësojnë dhe aksidente.
Në male apo kanione shpesh ato zgjedhin të përshkojnë itinerare pa ndihmë e guidave profesioniste.
Grupi i vullentarëve të kërkimi shpëtimit malor ngritur nga Federata e Alpinizmit në bashkëpunim me autoritetet ka ndërhyrë në disa raste për të ndihmuar turistë të bllokuar në terrene të veshtira.
Shtimi i sinjalistikës në terren sipas tyre është I domosdoshëm.
Federate e Alpinizmit apelon gjithashtu për shtimin e informacionit në pikat turistike me qëllim orientimin më të mirë të vizitorëe dhe shmangien e situatave të rrezikshme.



