Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin, u arrestua dy ditë më parë në Palasë

schedule13:02 - 10 Gusht, 2026

schedule 13:02 - 10 Gusht, 2026

Renardo Nallbani do të qëndroj në qeli pa afat. Ishte ky vendimi që dha Gjykata e Posaçme antikorrupsion këtë të hënë, në seancën për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Nallbanit, i cili u arrestua dy ditë më parë në Palasë, pas më shumë se 2 vitesh në kërkim për inceneratorin e Tiranës.

Përfaqësuesi i akuzës i kërkoi gjykatës të lihej në fuqi masa e sigurisë arrest në burg caktuar më herët ndaj Nallbanit, ndërsa avokati i këtij të fundit ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë sigurie, por nuk u mor parasysh nga gjyqtari i çështjes.

SPAK dyshon se Nallbani ka kryer 3 vepra penale “Pastrim parash, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.



Nallbani kërkohej për çështjen e inceneratorit të Tiranës, fraksion i cili zbriti për gjykim pak javë më parë në GJKKO dhe kërkohet nga SPAK kalimi i çështjes në proces gjyqësor. Ai ka qenë një nga drejtuesit e inceneratorëve, madje ka dyshime se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej nga Nallbani.

Ky i fundit u rrethua nga forcat e policisë në një vilë në Palasë, teksa ai është i vetmi i arrestuar nga 12 të akuzuar në total. Procesi i fraksionit të dytë të inceneratorit të Tiranës ndodhet në fazën e gjykimit paraprak, teksa SPAK po heton ende një fraksion tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!