Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pikëpyetjet për shëndetin e Mojtaba Khameneit/ Irani publikon pamje të liderit suprem

schedule15:54 - 9 Gusht, 2026

schedule 15:54 - 9 Gusht, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khamenei-t, i cili nuk është parë në publik që kur u zgjodh udhëheqës suprem në fillim të marsit.

Videoja pa datë, e postuar në Telegram të dielën, tregon Khamenein duke folur me disa persona, shkruan Sky News.

Agjencia nuk ka bërë të ditur se kur dhe ku janë regjistruar pamjet, ndërsa nuk ka identifikuar as personat që ndodhen pranë tij.



Publikimi i videos vjen pasi në rrjetet sociale dhe në disa raportime u pretendua se Khamenei ishte shtruar në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Deri tani, këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Khamenei pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei, si udhëheqës suprem pasi 86-vjeçari u vra në një sulm ajror më 28 shkurt, ditën e parë të konfliktit me SHBA-në./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!