Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Krujë, mbi 280 efektivë në terren, ndërhyhet edhe nga ajri

schedule08:05 - 9 Gusht, 2026

schedule 08:05 - 9 Gusht, 2026

Mbi 280 efektivë dhe forca operacionale janë angazhuar deri tani në menaxhimin e situatës së zjarrit në Krujë, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të flakëve vijon pa ndërprerje.

Në terren janë angazhuar mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Për përballimin e situatës po përdoren 21 mjete zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me 3 helikopterë. Në operacion është angazhuar gjithashtu droni Bayraktar TB2, si dhe dy dronë me kamera termike të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.



Në terren ndodhen edhe një autobot uji, një autoambulancë dhe Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e dislokuar në zonë për të mbështetur koordinimin dhe monitorimin e operacionit.

Ndërkohë, pritet që në zonë të mbërrijnë edhe mjete dhe efektivë zjarrfikës nga bashki të tjera, për të forcuar përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit.

Të gjitha strukturat po punojnë të koordinuara për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve, banesave, bizneseve dhe mjedisit.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për vendosjen e plotë të situatës nën kontroll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!