Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Panahor, vijon operacioni edhe në terren

schedule08:20 - 7 Gusht, 2026

schedule 08:20 - 7 Gusht, 2026

Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Panahorit vijon me intensitet, ndërsa autoritetet kanë nisur edhe ndërhyrjen nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas të dhënave zyrtare, fillimisht është ndërmarrë operacioni në perimetrin e jashtëm të vatrës së zjarrit, ndërsa aktualisht po punohet për izolimin e saj dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Në terren janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, katër mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 30 punonjës të bashkisë, të cilët po punojnë në koordinim me strukturat e tjera të emergjencave civile.



Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!