Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dronët me fibra optike po ndryshojnë luftën në Ukrainë, teknologjia e re me të cilën ushtarët duhej të përshtateshin

schedule09:05 - 6 Gusht, 2026

schedule 09:05 - 6 Gusht, 2026

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po hyn në një fazë të re, ku teknologjia po luan një rol gjithnjë e më vendimtar në fushën e betejës. Një nga zhvillimet më të fundit janë dronët me fibra optike, të cilët po konsiderohen një sfidë e madhe për sistemet tradicionale të mbrojtjes elektronike.

Ndryshe nga dronët konvencionalë, këta mjete ajrore lidhen me operatorin përmes një kablloje me fibra optike të vendosur në një bobinë që transportohet nga vetë droni. Sinjali i komandimit dhe transmetimi i videos realizohen përmes kësaj kablloje fizike, duke i bërë ata praktikisht imunë ndaj ndërhyrjeve elektronike dhe bllokimit të sinjaleve radio.

Sipas një analize të BBC-së, kjo teknologji eliminon një nga mbrojtjet kryesore që të dyja palët kanë përdorur gjatë konfliktit, pasi sistemet e luftës elektronike nuk janë në gjendje të ndërpresin komunikimin mes operatorit dhe dronit.



Megjithatë, dronët me fibra optike kanë edhe kufizimet e tyre. Ata janë më të ngadaltë se dronët tradicionalë dhe kablloja mund të ngatërrohet në pemë ose pengesa të tjera gjatë fluturimit.

Pavarësisht këtyre mangësive, përdorimi i gjerë i tyre, veçanërisht nga forcat ruse, ka ndryshuar mënyrën e operimit në vijën e frontit. Sipas ekspertëve, lëvizja e ushtarëve drejt ose larg pozicioneve është bërë edhe më e rrezikshme, pasi këta dronë janë shumë më të vështirë për t’u neutralizuar dhe mund të godasin objektivat me saktësi të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!