Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ishte duke transmetuar live, influencuesi i njohur vritet me armë në Meksikë

schedule16:25 - 5 Gusht, 2026

schedule 16:25 - 5 Gusht, 2026

Cesar Gastelum po filmonte me dy miq të tij jashtë një restoranti fast food në zonën Tres Rios, në qytetin verior të Culiacan, të martën në mbrëmje, kur dy persona me motor iu afruan. Njëri prej tyre e qëlloi nga afër, duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

Gastelum kishte më shumë se 500 mijë ndjekës në TikTok dhe ishte i njohur kryesisht për videot humoristike që publikonte në rrjetet sociale.

Ky nuk është rasti i parë që një personazh i njohur në rrjetet sociale vritet në Meksikë. Vitin e kaluar, 23-vjeçarja Valeria Marquez u qëllua për vdekje në një sallon bukurie, ndërsa po transmetonte live në TikTok.



Gjatë transmetimit të fundit, Gastelum dhe miqtë e tij mbanin veshje portokalli dhe çanta që zakonisht përdoren nga punonjësit e shpërndarjes së porosive. Mediat lokale raportuan se fillimisht policia mendoi se viktima ishte një shpërndarës ushqimesh, por më pas u identifikua si influencuesi.

Policia dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë izoluar zonën dhe po analizojnë gëzhojat e plumbave dhe pamjet nga kamerat e sigurisë për të gjetur prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Dy personat që ndodheshin në motor u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse Gastelum kishte marrë më parë kërcënime. Në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ai shpesh publikonte foto nga udhëtimet, daljet e tij dhe pranë automjeteve luksoze.

Në një nga postimet e tij, ai shfaqej pranë varrit të Leobardo Aispuro, i njohur me nofkën “El Gordo Peruci”, një tjetër influencues i cili u vra në dhjetor të vitit 2024. Policia dyshoi se vrasja e tij mund të kishte lidhje me përplasjet mes dy fraksioneve rivale të kartelit Sinaloa.

Dhuna në shtetin Sinaloa, ku kryeqytet është Culiacan, është përshkallëzuar që nga shtatori i vitit 2024, pas konfliktit mes dy grupeve rivale të kartelit, Los Chapitos dhe La Mayiza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!