Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Vuelta” rigjen Pogaçar/ Çiklisti slloven merr pjesë në Rrethin Çiklistik të Spanjës

schedule12:51 - 3 Gusht, 2026

schedule 12:51 - 3 Gusht, 2026

Aventurën në Francë e mbylli me triumf, ndërsa mori një vendim jo edhe aq të zakonshëm. Tadej Pogaçar konfirmoi se do të marrë pjesë në Rrethin Çiklistik të Spanjës, të quajtur Vuelta, pas një mungese prej 7 vitesh.

Fanela e Verdhë e Klasikes franceze, që triumfoi në Tur për herë të pestë e duke barazuar rekordin, dëshiron t’i afrohet sukseseve legjendare të belgut Edi Merks, që vazhdon të konsiderohet si çiklisti më i mirë në histori.

I mbiquajturi “Kanibali” fitoi në karrierë jo vetëm 5 Ture të Francës, por edhe 5 Xhiro të Italisë dhe një herë Vueltën e Spanjës, ndërsa Pogaçar mund të mburret vetëm me garën franceze, si dhe një Xhiro të Italisë të fituar në 2024.



Tashmë, ka vendosur të provojë Vueltën, në të cilën padyshim që do të jetë favoriti për Fanelën e Kuqe. Pjesëmarrja e tij e vetme ka qenë në 2019, kur edhe fitoi renditjen e çiklistëve të rinj, duke treguar potencialin e madh që kishte.

Rrethi Çiklistik I Spanjës do të nisë në 22 gusht dhe do të përfundojë në 13 shtator, me një gjatësi prej rreth 3 300 kilometrash, ndërsa do të mungojë kampioni I Xhiros së Italisë, dhe rivali kryesor I Pogaçarit, Jonas Vingegard pasi danezi u dëmtua seriozisht gjatë Turit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!