Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një tren.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35.
Sipas policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e viktimës apo shkaqet e aksidentit.
/abcnews.al/


