Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Daku në Moskë për 11 milionë/ Spartak paguan klauzolën në kontratën e sulmuesit kuqezi

schedule14:15 - 1 Gusht, 2026

schedule 14:15 - 1 Gusht, 2026

Më në fund ka “tym të bardhë”.

Mirlind Daku do të jetë futbollist I Spartakut të Moskës këtë sezon, ndonëse ende po luan për Rubinin.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare ka arritur akordin e tij me klubin e kryeqytetit, dhe po ashtu klubi I tij nga Tatarstani është marrë vesh me të kuqtë.



Mediat në Kazanj njoftojnë se për kartonin e tij do të paguhet një shifër tepër e lartë, dhe pikërisht aq sa kërkonte Rubini, 11 milionë euro.

Në monedhën ruse, kjo do të thotë 1 miliardë rubla.

Moskovitët ishin të detyruar të vepronin sepse Daku kishte kontratë deri në 2029, pra klubi I tij ishte në pozita të forta.

Ajo që tërheq vëmendjen është padyshim rroga e shqiptarit nga Kosova.

Informacioni nga “Biznes Onlajn” është që ai do të paguhet me 3.5 milionë euro në sezon, dhe sipas të dhënave nga Rusia, kjo do të thotë se do të jetë futbollisti I tretë më i paguar I Premier Ligës së Rusisë.

Dy të parët janë Zhedson Karvaljo Fernandes, që luan pikërisht për Spartakun dhe merr 4.7 milionë euro në sezon, dhe Jon Kordoba, sulmuesi I Krasnodarit që paguhet me 3.9 milionë.

Kontrata, sipas mediave ruse është 3 vjeçare, pra deri në 2029, me mundësi zgjatjeje edhe me një sezon tjetër.

Mirlind Daku luan prej dy sezonesh në Rusi dhe me Rubinin ka 92 ndeshje, 37 gola e 13 asistë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!