Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Durmishi sërish “zotëri i vjetër”/ Juventus aktivizon sulmuesin shqiptar në miqësoren e dytë

schedule14:01 - 1 Gusht, 2026

schedule 14:01 - 1 Gusht, 2026

E njohin mirë se kush është dhe duan t’ia japin shansin.

Arman Durmishi është një investim I Juventusit, që ka shënuar shumë gola në kategoritë e të rinjve për “Zonjën e Vjetër”, dhe trajneri Luçiano Spaleti e aktivizoi për të dytën miqësore e radhazi.

Piemontezët fituan 2-0 ndaj skuadrës franceze, Nisë, dhe sulmuesi shqiptar e pati mundësinë e tij pas pushimit.



Edhe sipas përmbledhjes zyrtare të hedhur në jutjub nga klubi torinez, edhe nga videot që u hodhën në rrjetet sociale, kuptohet që Durmishi luftoi shumë dhe ishte protagonist për aq sa ia lejon mosha dhe përvoja.

Ai bëri shkëputje prej sulmuesi të vërtetë, dhe ishte po ashtu në ndihmë të mbrojtjes për 37 minuta që ishte në terren.

Vlerësimet ishin pozitive dhe padyshim pritet që ylli kuqezi të ketë mundësi të tjera për të luajtur për ekipin e parë të Juventusit.

Durmishi u aktivizua si titullar në miqësoren e kaluar fituar ndaj Standardit të Liezhit nga Belgjika, dhe kjo tregon besimin që Spaleti ka tek talenti I tij.

Sulmuesi I Shqipërisë U19, është vetëm 18 vjeç, dhe këtë sezon do të jetë në ekipin që quhet “nekst xhen”, pra I brezit të ri të Juventusit, që në vendin tonë njihet si kampionati U21 apo kampionati I Shpresave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!