Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane në Kaliforni

schedule21:18 - 31 Korrik, 2026

schedule 21:18 - 31 Korrik, 2026

Ekipet e emergjencës i janë përgjigjur rrëzimit të një avioni luftarak F-35 në Bazën Ajrore Miramar në San Diego, në shtetin amerikan të Kalifornisë, raportoi të premten televizioni lokal KGTV.

Zyrtarë, të cilët nuk janë identifikuan me emër, kanë thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, ndërsa piloti është katapultuar dhe është shpëtuar.

“Mund të konfirmojmë një incident të kategorisë Klasës A që përfshin një avion F-35B të Korpusit të Marinës në afërsi të Bazës Ajrore të Korpusit të Marinës Miramar (MCAS Miramar). Piloti u katapultua dhe është shpëtuar. Më shumë informacion do të bëhet i ditur së shpejti”, thuhet në deklaratë.



Video që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë re të dendura tymi që ngrihen nga vendi i rrëzimit, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët përreth avionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!