Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka autorizuar Policinë Federale të hapë një hetim ndaj Fabio Luis Lula da Silva, djalit të presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, pas dyshimeve se ka abuzuar me ndikimin e tij për të ndihmuar një lobist në marrëdhëniet me Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas mediave të huaja javën e kaluar policia kërkoi leje për nisjen e hetimit ndaj Fabio Luis, i njohur edhe si Lulinha, nën dyshimet për trafik ndikimi dhe korrupsion në favor të biznesmenit Antonio Carlos Camilo Antunes.
Hetuesit dyshojnë se Lulinha u ka siguruar kompanive të lidhura me Antunes akses te zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të një kontrate qeveritare për furnizimin me një ilaç me bazë kanabidioli (CBD).


