Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Pakistan, gjenden trupat e katër alpinistëve që humbën jetën

schedule18:17 - 31 Korrik, 2026

schedule 18:17 - 31 Korrik, 2026

Katër alpinistë janë gjetur të pajetë në Pakistan, pasi një ortek goditi një grup prej 10 personash gjatë një ekspedite në malin Broad Peak. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet intensive për gjetjen e gjashtë alpinistëve të tjerë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur.

Ngjarja ndodhi në Broad Peak, një nga majat më të larta dhe më të rrezikshme të vargmalit Karakoram, me një lartësi prej 8 051 metrash. Menjëherë pas ortekut, autoritetet pakistaneze mobilizuan ekipe shpëtimi dhe helikopterë të ushtrisë për të kërkuar të mbijetuarit.

Operacionet po zhvillohen në kushte tepër të vështira për shkak të terrenit të thepisur, motit të pafavorshëm dhe lartësisë së madhe, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po zbehen me kalimin e orëve. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e viktimave dhe të personave të zhdukur.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!