Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me sanksione të ashpra kundër Irakut pas thirrjes së parlamentit për largimin e trupave amerikane nga vendi.
“Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë atje. Kushton miliarda dollarë”, tha Trump për gazetarët.
Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani në Bagdad, ka rritur tensionet mes vendeve. Ndërkohë Irani është zotuar për “hakmarrje”, ndërsa kreu i ri i forcës së Iranit “Quds” që drejtoi Soleimani, Esmail Qaani është zotuar të dëbojë SHBA nga Lindja e Mesme.
“Ne premtojmë të vazhdojmë rrugën e dëshmorit Soleimani me të njëjtën forcë dhe kompensimi i vetëm për ne do të ishte largimi i Amerikës nga rajoni,” është shprehur ai./abcnews.al