Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dinamo do fitoren europiane/ Blutë presin në “Elbasan Arena” ekipin nga Sllovenia, Aluminij

schedule15:18 - 30 Korrik, 2026

schedule 15:18 - 30 Korrik, 2026

E sigurt është që do të luajnë më të mirët.

Dinamo zbret sërish sonte në fushë në një ndeshje europiane, me synim për të kaluar përsëri turin.

Skuadra shqiptare do të përballet me rivalin nga Sllovenia, Aluminij, në sfidën e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, me nisje në orën 21:00 në “Arenën Air Albania”.



Barazimi 1-1 I arritur në Slloveni një javë më parë jep shpresë, ndonëse ka keqardhje që e mbiquajtura “nëndetësja” nuk e mbajti dot epërsinë 1-0 të arritur me golin nga shqiptari I Kosovës, Hekuran Berisha.

Ndoshta, edhe ndërprerja e përkohëshme e ndeshjes për shkak të stuhive dhe rrufeve mund të ketë ndikuar.

Sidoqoftë, trajneri Ilir Daja do të ketë mundësi të hedhë në fushë formacionin kryesor.

Kjo sepse janë në dispocion tre lojtarë që munguan në Slloveni për shkak të dokumentacionit, si Malomo, Xhejms dhe Koma.

Pritet që dinamovitët të luajnë me skemën 4-2-3-1, dhe objektivi është përsëritja e asaj që ndodhi në raundin e parë, ndonëse këtë herë kjo duhet të ndodhë në shtëpi.

Kryeqytetasit e kaluan atë tur pasi fituan 4-1 në Kazakistan ndaj Astanës vendase, pas humbjes 0-1 në Shqipëri, duke treguar gjithë potencialin e tyre europian

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!