Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Paketa e Maleve, mbi 1200 aplikime/ Koçiu: 400 zona zhvillimi në 52 bashki të vendit

schedule14:59 - 30 Korrik, 2026

schedule 14:59 - 30 Korrik, 2026

Mbi 1.200 aplikime janë miratuar deri më tani në kuadër të Paketës së Maleve, ndërsa janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi në 52 bashki të vendit.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, gjatë një takimi me banorë, përfituesit e parë në Vaun e Dejës, tha se ky program është një ndër nismat kryesore për të nxitur investime në zonat malore dhe nxitur ekonominë lokale.

Sipas saj, Paketa e Maleve synon të krijojë të ardhura për familjet, të mbështesë bizneset familjare dhe t’i kthejë pronat e trashëguara në mundësi investimi dhe zhvillimi.



Koçiu hodhi poshtë edhe akuzat se kjo nismë është në favor të oligarkëve apo investitorëve të huaj.

Ministrja përmendi gjithashtu edhe programin “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde” si mundësi për banorët.

SAinkron

Paketa e Maleve synon të tërheqë edhe diasporën shqiptare për të investuar në pronat e trashëguara dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonave malore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!