Avokati Idajet Beqiri ka komentuar marrëveshjen e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një zhvillim me rëndësi për sigurinë e vendit.
Beqiri deklaroi se lideri demokrat nuk e do një marrëveshje për mbrojtjen dhe se gjatë qeverisjes së tij, ushtria shqiptare u shkatërrua.
Sipas tij, marrëveshja do të sjellë një investim prej 302 milionë dollarësh, ndërsa Shqipëria do të ketë mundësi të pajiset me armatime dhe kapacitete që përdoren edhe nga SHBA.
“Ata që na erdhën në pushtet, misionarët serbë, me ndryshimin e rendit e shkatërruan ushtrinë shqiptare. Misionari grumbulloi rreth vetes së tij një divizion që është armiku i shqiptarëve dhe ai është Sali Berisha. Ai nuk do një marrëveshje me SHBA për mbrojtjen.
Vendit i bëhet mirë nga kjo marrëveshje, bëhet një fuqi e madhe që të përballojë rrezikun rus dhe serb në vendin tonë. Duke qenë e tillë kjo marrëveshje, do të na sjellë 302 milionë dollarë dhe ato do të jenë me siguri. Do të thotë se Shqipëria do të ketë ato armatime që ka SHBA. Ata i japin sepse kanë garanci dhe interesat e tyre strategjike. Gjykata Kushtetuese nuk e rrëzon dot, është marrëveshje, nuk cedon askund.”


