Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Influencuesja 27-vjeçare ekzekutohet në Kolumbi, autoritetet arrestojnë një të dyshuar

schedule17:23 - 28 Korrik, 2026

schedule 17:23 - 28 Korrik, 2026

Influencuesja kolumbiane Angie Marcela Ramírez Vargas, 27 vjeçe, u vra me armë zjarri në mes të ditës, ndërsa priste me automjetin e saj në semafor, pranë një qendre tregtare në qytetin Pitalito, në jug të Kolumbisë.

Sipas autoriteteve, dy persona iu afruan automjetit dhe e qëlluan nga afër, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Sulmi ndodhi në një zonë të frekuentuar, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar autorin tjetër dhe për të zbardhur motivin e krimit. Ekzekutimi i saj ka tronditur opinionin publik në Kolumbi, ndërsa rasti mbetet nën hetim.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!