Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Hoxha gjen rival tel Dinamo/ Futbollisti i kombëtares mund të ulet në stol në Zagreb

schedule15:16 - 28 Korrik, 2026

schedule 15:16 - 28 Korrik, 2026

Edicionin e kaluar ishte thuajse gjithmonë titullar.

Arbër Hoxha padyshim që e ka gjetur veten tek Dinamo e Zagrebit, dhe futbolli kroat për momentin është I gjithi I tij.

Sidoqoftë, me nisjen e sezonit të ri, ylli kuqezi ka gjetur konkurrencë dhe kjo brenda skuadrës.



Që nga 1 korriku, drejtuesit e bluve kanë marrë si përforcim ish-lojtarin e tyre ofensiv, Mislav Orshiç.

Po flasim për një futbollist shumë të talentuar dhe me nuhatje për golin, I cili vitin e kaluar luajti për ekipin qipriot, Pafos.

Për Dinamon ka 91 gola e 40 asistë në 217 ndeshje gjithsej, pra me një kontribut të madh, dhe në ndeshjen e sotme në Champions, në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit ndaj ekipit zviceran, Tun, pritet ta nisë nga minuta e parë.

Jo më kot është edhe idhull I tifozëve.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e parë në Zvicër, që përfundoi 1-1, kur Hoxha hyri në fushë vetëm në minutën e 66-të.

Gjithsesi, mediat kroate shkruajnë se shqiptari ka shanset e tij, sidomos kur skuadrat mbyllen prapa, sepse është tepër I zoti në duelet një kundër një, ndërsa Orshiç është më shumë I rrezikshëm në kundërsulm.

Të shohim se cilat do të jenë idetë e trajnerit Kovaçeviç, I cili e vlerëson lart Hoxhën.

Shqiptari nga Kosova pati 7 gola e 7 asistë në Ligën e Parë të Kroacisë në kampionatin e kaluar, duke qenë ndër më të mirët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!