25 pasuritë e pajustifikuara të familjarëve të ish kryeministrit, Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha do të qëndrojnë të sekuestruara.
Apeli i Posaccëm këtë të martë rrëzoi sërish ankimin e cciftit për të liruar nga sekuestro pasuritë e tyre, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më herë nga GJKKO.
Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ndërsa më herët për të njëjtën kërkesë është shprehur edhe Gjykata e Lartë duke mos marrë parasysh argumentat e Malltezit dhe bashkëshëshortes së tij.
Pasuritë e cciftit janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Posaccme gjatë fazës paraprake hetimore, por nuk dihet nëse do të ketë një kërkesë më vonë nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkelenda Millonai për konfiskimin e tyre.
Me vendim gjykate çiftit Malltezi- Berisha, i janë sekuestruar 6 llogari bankare , 4 njësi, truall, vile Duplex, disa apartamente (njëra e vendosur në rrugën Mustafa Matohiti përballë banesës së ish kryeministrit Sali Berisha) , një vilë në Gjir të Lalzit etj. Gjithashtu kuotat në masën 45, 100, 60% te tre shoqërive në emër të Malltezit, që bën fjalë për “Shoqërinë Homeplak” shpk dhe një palestër e ndodhur në ish kompleksin Partizani.
Malltezi është marrë i pandehur dhe po gjykohet në Gjykatën e Posaccme për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” në procesin gjyqësor të privaizimit të ish klubit shumësportësh Partizani. Bashkë me të i pandehur është edhe Sali Berisha për korrupsion pasiv.



