Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, Macron: Situatë e paprecedentë! Mijëra zjarrfikës në luftë me flakët pranë bordosë, qindra të evakuuar

schedule12:28 - 28 Korrik, 2026

schedule 12:28 - 28 Korrik, 2026

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë Francën vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha, ndërsa autoritetet po përballen me një situatë të rëndë në rajonin e Zhirondës. Një prej vatrave më problematike ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Bordosë, duke rritur frikën për përhapje të mëtejshme dhe evakuime të tjera.

Gjatë vizitës në zonat e prekura, presidenti Emanuel Makron e përshkroi situatën si të paprecedentë, duke theksuar se vendi po përjeton një nga fatkeqësitë më të rënda me zjarret në dekadat e fundit.

“Situata mbetet shumë e vështirë në Gironde. Çdo burim i disponueshëm është vendosur në dispozicion. Zjarrfikës nga e gjithë Franca janë në terren, me rreth 20 forca pune zjarrfikëse, burime ajrore të paprecedentë dhe më shumë se 1,500 personel ushtarak. Po përballemi me ngjarje që nuk i kemi përjetuar kurrë më pare”, tha Macron.



Sipas autoriteteve, flakët pranë Bordosë janë stabilizuar, por ende nuk janë vënë nën kontroll. Operacioni për shuarjen e tyre pritet të zgjasë për një kohë të gjatë, ndërsa ekipe zjarrfikësish nga e gjithë Franca vazhdojnë të punojnë pa ndërprerje në terren.

Që nga fillimi i korrikut, zjarret kanë përfshirë mbi 115 mijë hektarë sipërfaqe, ndërsa rreth 250 mijë banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Gjatë ndërhyrjeve janë lënduar 80 zjarrfikës, ndërsa policia ka arrestuar 162 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Edhe Spanja vijon të përballet me një situatë alarmante. Zjarret që kanë përfshirë zonat përreth Madridit dhe rajonin e Avilës mbeten aktive, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se kushtet e motit në ditët në vijim mund ta vështirësojnë edhe më shumë luftën me flakët.

Në Francë janë evakuuar rreth 220 mijë persona, ndërsa në Spanjë mbi 100 mijë banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së pakontrolluar të zjarreve në perëndim të Madridit.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!