Njeriu i stolit duket se u gjet.
Nuk do të jetë Pep Guardiola, por sidoqoftë njëri nga emrat e mëdhenj të kaltër.
Italia do të ketë si trajner të ri Andrea Pirlon, ish-mesfushorin magjik që shkëlqeu me kombëtaren, si edhe me Milanin e Juventusin.
Pasi katalanasi refuzoi me mirësjellje edhe pse u fol për 20 milionë euro rrogë, tashmë besimi I Federatës Italiane të Futbollit, i presidentit Malago dhe drejtori sportiv, Paolo Maldini, ka kaluar tek Pirlo.
“La Gazeta delo Sport” shkruan se pritet të nënshkruhet një kontratë 4-vjeçare, pra deri në 2030, ndonëse Maldini do të donte që marrëveshja të ishte më e gjatë, sepse beson se do të duhet një cikël 8 deri 10-vjeçar për të rikthyer në shina kombëtaren italiane.
Sa I takon rrogës, mendohet se Pirlo nuk do të kushtojë aq shumë, ndoshta 1.5 milionë euro në sezon, diçka më pak sesa po të kishte marrëveshje me Roberto Mançinin, që pretendonte 2 milionë.
Ndoshta, kjo sepse kampioni I botës I vitit 2006 nuk ka një karrierë të rëndësishme si trajner.
Ai ka drejtuar Juventusin në sezonin 2020-2021, si dhe ka përvoja me Juven U23, Karagymrykun në Turqi, Sampdorian në Itali dhe Dubai Junajtid në Lindjen e Mesme.
Kohë në dispozicion ka pak, sepse në shtator nis Liga e Kombeve, dhe me ndeshjet ndaj Belgjikës, Turqisë e Francës.



