Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Krimi në Roskovec/ Autori ka braktisur mjetin ku ishte “ngujuar”, RENEA vijon operacionin për kapjen e 35-vjeçarit

schedule11:22 - 24 Korrik, 2026

schedule 11:22 - 24 Korrik, 2026

ROSKOVEC- Policia e Fierit dhe RENEA vijojnë përpjekjet për të bindur Refit Buzin, që të dorëzohet, pas krimit që kreu në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Ai qëndroi i “ngujuar” disa minuta brenda automjetit në kodrat e zonës së Kurjanit, por aktualisht Refit Buzi ka braktisur mjetin dhe dyshohet të jetë fshehur brenda një banese.

Gazetarët e ABC News, Valbona Davidhi dhe Bleona Sari po ndjekin nga afër operacionin e Policisë për kapjen e 35-vjeçarit.



Ai ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën si dhe mori peng për disa orë ish-partneren e tij.

Fatmirësisht e reja është liruar prej tij dhe sipas të dhënave paraprake ajo ka marrë disa goditje me grushte në pjesën e shpinës. Aktualisht vijon operacioni për të bindur 35-vjeçarin që të dorëzohet/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!