VIDEO | Racizëm, rekord i Balotellit dhe Immobile hero: rikthehet Serie A

schedule14:23 - 5 Janar, 2020

schedule 14:23 - 5 Janar, 2020

Lazio ia ka dalë të përmbyse rezultatin kundër Brescia dhe me rezultatin 1-2 të marrë pikët e plota. Vendasit e nisën me gol që në minutën e 18-të, kur Balotelli gjeti rrugën e rrjetës. Sulmuesi ndëshkoi portierin Thomas Strakosha dhe Lazio duhet të reagonte.

Ndeshja mori rrjedhë tjetër pesë minuta nga fundi, kur Cistana mori kartonin e dytë të verdhë dhe balancat në fushë ndryshuan. Skuadra kryeqytetase fitoi një penallti dhe Ciro Immobile nuk fali nga pika e bardhë. Ai e dërgoi topin në rrjetë dhe më pas Lazio dominoi.

Gjithsesi për të ardhur goli i fitores duhej shtesa e takimit, kur i zakonshmi Immobile sërish shënon dhe Lazio shpërthen në festë. Tre pikë me mjaft vlera dhe Lazio u afrohet me tre pikë Interit dhe Juventusit që ndajnë kreun.

RACIZMI DHE STATISTIKA E VEÇANTË – Mario Balotelli shënoi golin e parë në të dytën dekadë radhazi. Sulmuesi italian kishte shënuar edhe dhjetë vite më parë me skuadrën e Interit, një gol trepikësh në transfertë kundër Chievo. Këtë herë e pësoi Lazio prej tij.

Sulmuesi me origjinë afrikane nuk i ndahen tifozët, që edhe këtë herë kanë lëshuar thirrjet “booo” që janë bërë të zakonshme në Serie A. Në minutën e 30 ndeshjes u ndërpre nga arbitri për pak çaste, pasi Balotelli protestoi për thirrjet që po dëgjoheshin në stadium. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!