Zjarret në Australi, kushtet meteorologjike paralajmërojnë një katastrofë

schedule11:51 - 5 Janar, 2020

schedule 11:51 - 5 Janar, 2020

Zjarre në pyje të përmasave të paprecedentë kanë shkatërruar rajone të tëra në Australi duke shkaktuar vdekjen e 24 personave dhe dëme materiale të pallogaritshme raportojnë autoriteteve australiane. Ndërkohë kushtet metereologjike paralajmërojnë një katastrofë të vërtetë.

Me qindra prona janë shkatërruar dhe një person humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar shtëpinë e një miku ndërsa vendi përjetoi një nga ditët më të këqija që nga fillimi i kësaj situate në muajin shtator të vitit që lamë pas.

Në juglindje të vendit qielli tashmë është i zi dhe në tokë bie vetëm hi nga zjarret. Kryeministri i Wellsit të Jugut u shpreh se vendi ndodhet në një situatë të panjohur dhe janë disa fshatra që rrezikojnë të shuhen nga sipërfaqja e tokës. Në juglindje të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe të premten më shumë se 100 mijë persona në tre shtete janë evakuuar.

Kryeministri Australian Morison paralajmëroi masa të paprecedenta duke thërritur në gadishmëri tre mijë rezervistë të ushtrisë për të luftuar kundër flakëve. Ndërsa qeveria do të vendosë në gadishmëri një të tretën e marinës ushtarake për të shpërndarë ndihma për njerëzit që largohen nga shtëpitë e tyre. Shërbimi për zjarret në vend, dha alarmin duke thënë se banorët të cilët nuk kanë arritur të largohen, tashmë nuk kanë më kohë për ta bërë këtë, dhe duhet të mbrohen si të munden aty ku ndodhen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!